Festonin fitoren e Suedisë, qëllohen me armë katër tifozë

Janë regjistruar të shtëna në qytetin Malmo të Suedisë, ku katër persona kanë ngelur të plagosur.

Autori i sulmit është futur mes turmës që po festonte fitoren e Suedisë në Botërorin 2018. Suedi-Koreja Jugur përfundoi me rezultatin 1:0.

Motivi i të shtënave ende është i paqartë. Sipas policisë vendase gjendja e të plagosurëve ende nuk është e qartë. Ata thanë gjithashtu se nuk kishte vend për panik dhe alarm publik.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se rreth orës 18:00 me orën lokale kanë dëgjuar rreth 15-20 të shtëna në qendër të qytetit.

Polica ka mbërritur menjëherëë në vendin e ngjarjes duke izoluar zonën dhe hetimin për autorët dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.