Ideja fillestare e Fiat ishte të ndalonte prodhimin e Tipo në fund të vitit.
Megjithatë, në marrëveshje me kompaninë turke Tofaş, kontrata e prodhimit në fabrikë është zgjatur edhe për gjashtë muaj.
Sidoqoftë, është e qartë se prodhimi i Tipo-s do të ndalet më 30 qershor 2026, raporton Quattroruote.
Modeli aktual Tipo, i cili në Turqi shitet me emrin Egea, është në treg që nga viti 2015. Ai shitet si sedan, hatchback, karavan dhe si crossover i bazuar në versionet hatchback dhe karavan.
Pavarësisht shitjeve shumë të mira të modelit, Fiat ka vendosur ta ndalojë prodhimin e tij dhe të drejtojë kapacitetet e fabrikës drejt familjes në rritje Panda.
Përveç Pandës së njohur dhe Grande Pandës më të re, oferta do të zgjerohet dhe do të përfshijë një fastback crossover dhe një SUV më tradicional deri në vitin 2027.
SUV-i i ri i Fiat-it, i frymëzuar nga Panda, pritet të ruajë karakterin e përballueshëm të Tipo-s, ngjashëm me Citroën C3 Aircross dhe Opel Frontera, të cilët bazohen në të njëjtën platformë.
Pritet që SUV-i i ri i Fiat-it të ofrohet në version benzine, mild-hybrid dhe elektrik.
Pasi Tipo të dalë nga prodhimi, Cronos i Amerikës së Jugut do të mbetet e vetmja sedan e Fiat-it në botë.








