Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e fundit për ranglistën e ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje të madhe.
FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, ku top 10 nuk është se ndryshon.
Belgjika vazhdon ta kryesoj renditjen, e pasuar nga Brazili, Anglia, Franca, Italia dhe Argjentina.
Në këtë renditje, Dardanët kanë marrë ngritjen më të madhe në histori pas publikimit të renditjes së re të FIFA-s.
Kosova është ngritur për gjashtë vende, pasi nga vendi i 115-të sa ishte, tani renditet në pozitën e 109.
Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes kishte 1159 pikë, ndërsa tani ka 1176 pikë në renditje.
Ky sukses i Kosovës vjen pas rezultateve pozitive në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë e fituar 1-0 dhe barazimit 1-1 me Greqinë.