Tifozët e futbollit nuk e fshehin zemërimin për vendet e caktuara në stadiumet e Botërorit 2026. Biletat e Kategorisë 1 pësuan një rritje në çmim, por FIFA duket se ka ndërmarrë edhe një veprim tjetër.
Dhe akuza ndaj qeverisë së futbollit botëror është e rëndë; u arkëtuan me mijëra dollarë për bileta të Kategorisë 1 duke premtuar vende prestigjioze për t’i dërguar më pas tifozët në zona që më parë ishin klasifikuar më pak të volitshme. Polemika nuk ka të bëjë vetëm me koston, por për vetë produktin e blerë. ‘Nëse paguaj për një Ferrari, dua një Ferrari’-është një frazë që përmbledh në mënyrë efikase pakënaqësinë e madhe të tifozëve.
Në fakt shumë blerës që kanë paguar shifra astronomike e kanë parë veten të kenë stola në këndet apo në tribunat pas porte, zona që në fillim ishin të klasifikuara të Kategorisë 2 apo inferiore. Sipas asaj që publikohet te ‘The Athletic’, pasi tërhoqi blerësir me planimetri që tregonin Kategorinë 1 në qendër të unazës së parë dhe të tribunave qendrore, FIFA më pas ‘në heshtje’ modifikoi kufijtë e zonave në periudhën dhjetor-prill. Rezultati? Vendet më të mira në linjat anësore u zhdukën dhe u destinuan në mënyrë ekskluzive për të ftuarit e Hospitality dhe në paketat VIP
‘E ndjej që FIFA me qëllim na ka mashtruar kur na ofroi planimetrinë e vendeve’-deklaroi një tifoz duke i dhënë zë ndjenjës së përbashkët të tradhtisë. Zemërimi u shtua për shkak të mungesës së transparencës; federata nuk i publikoi planimetritë përfundimtare të impianteve përpara hapjes së fashave të blerjes duke i lënë tifozët të bënin blerje ‘në errësirë’.
FIFA shpjegoi se ato planimetri ishin vetëm si tregues, të krijuara vetëm për të ndihmuar tifozët të kuptojnë orientimin e përgjithshëm të tifozëve. Sipas FIFA nuk ekzistonte asnjë impenjim formal për të caktuar vende fikse të bazuara në ato imazhe që përfaqësonin vetëm një ‘udhërrëfyes’ dhe jo konfigurimin e saktë të stadiumit.








