FIFA, shqiptarët nuk i thyen rregullat – Shikoni fanellat e tifozëve serbë

Ndonëse shtëpia më e madhe e futbollit (FIFA) ndalojë bartjen e fanellave të tifozëve me shenja të shqiptarëve e kosovarëve , ndryshe doli të jetë tek ata serbë. Këta të fundit nuk përfillën rregullat e FIFA-s.

Kësisojë, në stadiumin ‘Klimingradit’ në Rusi që u zhvillua ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, disa tifozë serbë janë parë me fanella me përshkrime të nacionalistit dhe kriminelit serb, Ratko Mlladiq, transmeton Indeksonline.