Filipine, rritet numri i të vdekurve nga tajfuni tropikal

Rritet në 45 numri i personave që kanë humbur jetën në Filipine për shkak të tajfunit Tembin (Vinta), i cili shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në këtë shtet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Komunës Sibuco në rajonin Zamboanga del Norte, Bong Edding bëri të ditur se në fshatin Anungan janë gjetur trupat e pajetë të 5 personave të cikët kanë mbetur nën ujë dhe se vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim të 25 personave të tjerë të cilët kanë mbetur nën ujë.

Zyrtarët policorë njoftojnë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën në rajonet Lanao del Norte dhe Lanao del Sur.

Në stuhinë Urduja, e cila shkaktoi përmbytje dhe rrëshqije të tokës gjatë javës së kaluar në Filipine humbën jetën të paktën 40 persona, kurse kjo stuhi shkaktoi rreth 20 milionë dollarë dëme në infrastrukturë dhe bujqësi.

Në Filipine çdo vit ndodhin rreth 20 tajfune dhe stuhi.