Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e nxënësit që ra në lumin e Gadimes në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh, rasti është iniciuar më 27 janar 2026, pasi policia ka pranuar informacion se viktima nuk ishte kthyer në shtëpi.
Me fillimin e kërkimeve, nxënësi është gjetur në lum nga një dëshmitar mashkull kosovar.
“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum”, thuhet fillimisht në raport, përcjell Telegrafi.
Vdes nxënësi që ra në lumin e Gadimes
“Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë”.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, përfundon njoftimi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.








