Fillon shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komuna

Ka filluar shpërndarja e materialit zgjedhor nga depo qendrore e KQZ-së, për zgjedhjet që priten të mbahen këtë të diele.

Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur sot në orët e hershme të mëngjesit nga depo qendrore e KQZ-së për në depot e komsioneve komunale të zgjedhjeve.

Ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve.

Kosova nesër mban zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në të cilat garojnë 25 subjekte politike, shkruan EO.