Fillon takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

Ka nisur takimi në Bruksel në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në kuadër të procesit të dialogut.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa serb nga Petar Petkoviq.

Takimi në fjalë është duke u zhvilluar me Miroslav Lajçak, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, raportojnë mediat serbe.