Ballina Lajmet Kosovë Fillon të shtrohet asfalti në urën e re mbi lumin Ibër

Fillon të shtrohet asfalti në urën e re mbi lumin Ibër

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka nisur shtrimi i asfaltit në urën dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të lumit Ibrit.

“Vetëm 54 ditë prej kur filluam. Sot po shtrohet asfalti në urë dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të Ibrit”, ka shkruar Durmishi në Facebook, ndërsa ka postuar foto nga vendi.

Më 1 korrik është përuruar ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër, njëra që do të jetë vetëm për këmbësor e tjetra për automjete dhe këmbësorë.

Të dielën janë postuar disa foto të njërës urë të ndriçuar.

Urat janë paralajmëruar të hapen në shtator.