Filozofia e heshtjes

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:

“Ai (Zekerija) tha: “Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!” Ai (All-llahu) tha: “Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t’u flasish njerëzve tre net (e tri ditë)” (Merjem, 10) … si dhe verseti kur’anor: ” Ai (Zekirijaja) tha: “Zoti im më jep mua një shenjë”! Shenja e jote – tha Ai – është që tri ditë nuk do të mund t’u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes”! (Ali Imran, 41)

Versetet e cituara janë një ëmbëlsirë e vërtetë analitike! Verseti nga Kaptina Merjem dhe Ali Imran përshkruajnë të njëjtën ndodhi në të cilën i dërguari i Allahut Zekerija a.s. u përgëzua me lajmin për lindjen e djalit. Këtë lajm, për shkak të pleqërisë së thellë të tij si dhe bashkëshortes së moshuar, e përjeton me aq çudi sa kërkon prej Allahut xh.sh një shenjë që do ta përforcoj bindjen e tij në çështjen e informatës e cila ju shpallë.

Në Kur’anin fisnik, shpesh një ngjarje e njëjtë përmendet në shumë kaptina, dhe gjithnjë është interesante me vërejte si përmendja paraprake e plotëson dhe zgjeron kuptimin e ndodhisë së mëparshme me elementet e përsëritjes të cilat kanë efekt pozitiv pedagogjik – psikologjik.

Pyetjet në të cilat do të gjejmë përgjigje në vijim janë:

1. Përse Zekerija a.s. nuk ka qenë i qetësuar me rastin e lajmit përgëzues dhe çfarë flet psikologjia njerëzore e kërkimit të tij në shenjë nga Allahu i Madhërishëm, pasi që u përgëzua me lindjen e djalit?
2. A thua në vete zgjedhjen e shenjtë nga ana e Allahut ekziston një mrekulli?

Krijuesi i Gjithëdijshëm për të dërguar të Tij zgjodhi njerëz të vërtetë dhe racional të cilët fenomenet në botë i kanë shikuar brenda kontekstit pasoj – shkak, edhe pse kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm që Krijuesi mundet, kur të dojë të tejkaloi këtë kontekst duke vepruar drejtpërdrejtë.

Modestia e tyre, bindja dhe kuptimi objektiv i ligjeve natyrore të botës ku janë dërguar nuk u kanë lejuar mbylljen e syve para realitetit dhe fantazisë së pa obliguar.

Zekerija a.s. tërësisht i vetëdijshëm si për vetën ashtu edhe statusin biologjik të organizmit të gruas nga Allahu xh.sh. shenjë i cili do ti sjellë një lloj sigurie psikologjike me rastin e lajmit përgëzues. Informatat e jo përditshme qoftë edhe nëse vinë nga instancat më të larta, kërkojnë një garancë plotësuese ose demonstrim. Është i njohur edhe rasti kur jë pejgamber tjetër, Allahut, Ibrahim a.s. kërkon nga Allahu i plotfuqishëm ti tregoj si i ngjallë të vdekurit, dhe Allahu i madhërishëm qetëson shpirtin e tij me një demonstrim bindës si e përshkruan verseti kuranor: “Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit”? Ai (Zoti) tha: “A nuk je i besueshëm”? Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)! ” (El Bekare, 260)

Ky demonstrim tregon qartë rëndësinë e dijes dhe njohjen e shqetësimit të shpirtrave njerëzor duke iu mënjanuar pa kursyer mund.

Më interesant nga e gjitha në versetin kur’anor në fillim është lloji i shenjës të cilin Allahu i Lartësuar ia dërgoi Zekerijas a.s. e ky ishte pamundësia për të folur me njerëz tre ditë, përveç komunikimit me shenja, edhe pse aparati vokal i tij ishte tërësisht i shëndoshë.

Krijuesi pa imponim sugjeron këtë formë alternative të komunikimit përmes shenjave të cilët paraqesin ide apo pjesë të tërësive të caktuara duke formuar kështu njësi të paramenduara.

Komunikacioni në kohën moderne është lehtësuar duke falënderuar shenjave universale për rreth rrugës. Themeli i programeve informatike janë kombinimet e ndryshme të shenjave prej 1 dhe 0, sikurse gjuha e shenjave e cila përbëhet prej abecedës digjitale e cila ka edhe gramatikën dhe sintaksën, është komunikim themelor për shurdhër memecët. Për sensibilizimin e bashkësisë myslimane ndaj kësaj kategorie të hendikepuar më së miri flet mungesa e përkthyesve simultan në shenja në hutbe. Por, kjo kategori e hendikepuar nuk e di sa e lumtur është që nuk mund të dëgjoj zërat e pakultivuar të cilët vrasin veshët me mospërgatitjen profesionale të tyre.

Shumica e komentuesve klasik të Kur’anit thekson se si Zekerija a.s. gjatë atyre tre ditëve, ka qenë në gjendje të lartëmadhërimit të Allahut xh.sh. dhe të leximit të Teuratit.

Përse, mu kjo shenjë, formë e heshtjes së përkohshme përpara miliona shenjave tjerë???

Për arsye se Zekerija a.s. përmes kësaj shenje gjegjësisht treningut tre ditor të heshtjes u mësua me njërën prej fshehtësive më të mëdha të retorikës, ndërsa aftësitë e mira retorike janë themel i suksesit të çdo reformatori dhe pejgamberi.

Nevoja për të folur është sikurse çdo nevojë tjetër të cilën duhet ditur dhe trajtuar drejtë dhe me përkujdesje. Kjo nevojë fiton në intensitet me ndërprerjen e përkohshme (në formë agjërimi).

Nevoja për ushqim rritet me agjërim, dhe pastaj njeriu hanë me apetit. Nevoja për gjumë zhvillohet duke u zgjuar herët. Jo vetëm kjo, por të gjitha rregullat islame kanë funksionin e mprehjes së shqisave njerëzore, e me këtë edhe të intelektit. Kështu p.sh. agjërimi një mujor në vit gjatë ramazanit ndryshon rutinën e përditshme të njeriut, duke zhvilluar ndryshime të qarta në proceset metabolike të organizmit.

Nevoja për të folur rritet pas një periudhe të heshtjes, kështu të folurit bëhet më i ëmbël, më i gjallë më i sinqertë, më bindës.

Nëse nevojën për ushqim e kompensojmë duke ngrënë farë, çipsa etj. ushqimin kryesor do ta hamë pa kënaqësi. Në mënyrë analoge nëse nevojën për të folur e cila ekziston te njeriu si qenie njerëzore e kënaqim me fjalë boshe, të kota, batuta të lira, thash e thëne, me ironi pasive, përgojim, në vete do ta ngufatim nevojën natyrale për të folur kualitativ. Por, jo vetëm kjo, të folurit tanë do të jetë i privuar nga depërtimi dhe bindja.

Është interesante që edhe Merjemeja ka qenë e urhëruar në treningun konkret të heshtjes: “Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!” (Merjem, 26)

Nga biografia e Muhammedit a.s. kemi mësuar që ai ka përdor maksimumin e pauzave të heshtjes, pas së cilave, fjala e tij depërtonte edhe në zemrat më të vrazhda. Është e njohur thënia e tij në të cilën theksohet rëndësia e përdorimit të kujdesshëm të aparatit vokal personal: “Kush beson Allahun dhe ditën e gjykimit le të fol atë që është e mirë, ose le të heshte” (Buhariu)

Heshtja, nëse përdoret drejtë, njeriut i transmeton organizim për pjekjen e fjalëve dhe makinën e nevojshme për komunikim. Heshtja paraqet formë të izolimit i cili fuqizon nevojën për kontakt me njerëzit e tjerë sido që të jetë kjo nevojë e kënaqur e kontakteve përmes socializimit në ligjërata, seminare udhëtime ose ndeja, varet nga mënyra se si kemi heshtur.

E kundërta e heshtjes është të folurit, ndërsa të folurit është rezultat i frymës së lëshuar nëpër aparatin vokal. Këtë frymë e quajmë zë, dhe secili zë edhe pse kalon nëpër aparatin vokal identik (për nga struktura anatomike) ka ngjyrën e ve¬çantë.

Ngjyra e zërit është letra lakmues më e mirë në të cilën shohim nivelin e vetëbindjes se poseduesit të zërit, por edhe qëllimet e tija, sepse ngjyra e zërit nuk mund të falsifikohet për ndryshim të fjalive dhe kuptimeve të tyre.

Këtu qëndron edhe njëra prej fshehtësive të suksesit të Muhammedit a.s. në komunikim me bashkëkohësit e tij. Në ngjyrën e pa përsëritur të zërit të ruajtur bazën e shënimeve të folurit me të cilën është shërbyer Muhammedi a.s. – Kur’anin dhe hadithin.

Mirëpo, efektet e veprimit janë të ndryshëm. Kjo për shkak kontekstit të ri të jetesës e cila nuk është studiuar mjaft dhe dozimit të padrejtë të eliksirit islam, si dhe për shkak të ndryshimit në shkallën e bindjes dhe seriozitetit e pedanterisë së punës.

Njeriu është si një instrument muzikor. Pa marrë parasysh sa e madhe është sasia e ajrit që kalon nëpër të, zëri i tij gjithmonë është refleks i mjeshtërisë mendore dhe gjendjes unike shpirtërore.

Mendoni çfarë ndodh në mendjen e njeriut i cili frynë në instrument me tërë kapacitetin e mushkërive, ndërsa zë nuk ka?

Ose, ç farë do të ndodhë sikur t’i kishim në dispozicion gjithsejtë 5000 fjalë pas të cilave aparati ynë vokal do të prodhonte vetëm zëra të pa artikuluar ose fishkëllim? Çfarë do të thuash dhe kujt?

Njeriu, zakonisht fillon të vlerësoj begatinë e caktuar vetëm kur e humbë ose kur mësohet ta marrë të gatshme. Thënia e urtë thotë se invalidët gjithnjë janë të përgatitur për udhëzim ose për thyerjen e rekordit, por vetëm sikur t’i kishin këmbët e shëndosha. Ngjashëm me këta dhe njerëzit memec janë gjithmonë të përgatitur të mbajnë fjalime fantastike.

Institucionet mjekësore gjermane të përparuara që përkujdesen për invalid të kategorive të ndryshme, kanë treningje të veçanta për personalitetin e tyre. Programi i sensibilizimit i të punësuarve të tyre, për pacientët që duhet t’i shërbejnë, tregojnë një profesionalizëm, por edhe dashuri dhe brengë të ndërmarrësve.

Një çështje aktuale që mund ta parashtrojmë është si t’i sensibilizojmë myslimanët e sodit në mënyrën e ndryshimeve të cilat i hutojnë dhe i distancojnë, duke i bërë që ta humbin fokusin e vërtetë?

Pejgamerët e Allahut kanë qenë të sensibilizuar në mënyra të ndryshme dhe këtë kryesisht kah kategoritë e atakuara të shoqërisë (p.sh. jetimët, të varfrit, pleqtë etj).

Për programin e sensibilizimit të pejgamberit të Tij më të dashur, Krijuesi thotë: “A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). he të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. he të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. ra, mos e përul jetimin! s lypësin mos e përzë! me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!” (Ed Duha, 6-11)

Heshtja e gjatë e cila nuk është rezultat i nevojës për meditim të thellë për shënimet e shumta të mbledhura dhe përshtypjeve është problem i cili duhet trajtuar. E gjithë ajo që heshtim kërkon ventilim përmes bisedave me njerëz që i çmojmë. Në të kundërtën njeriu shumë lehtë mund të ngulfatet në mendimet e pa pjekura ose tejet të pjekura. Ose të humbas në vetminë dhe heshtjen e interesit të tij.

Allahu na bëftë prej atyre që heshtin në emër të Tij.

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)