Fjala më e ëmbël që kanë shqiptuar buzët është fjala nënë

Gibran Khalil Gibran

Fjala më e ëmbël që kanë shqiptuar buzët është fjala nënë.

Thirrja më e dashur është: O nënë… Një fjalë e shkurtër, por shumë e madhe, plot shpresë, dashuri dhe dhembshuri. Ajo rrok të gjithë brishtësinë njerëzore, ëmbëlsinë dhe ndjenjën.

Nëna është gjithçka në këtë jetë. Ajo është ngushëllimi në trishtim, shpresa në dëshpërim dhe forca në dobësi. Ajo është burimi i butësisë, dhembshurisë, dashurisë dhe faljes. Kush humb nënën e tij humbet një kraharor ku mbështet kokën, një dorë që e bekon dhe një sy që e ruan.

Gjithçka që jam dhe kam, ia kam borxh gruas, që nga fëmijëria ime e deri sot. Gruaja më ka hapur dritaren e syve dhe portën e shpirtit. Po të mos ishte gruaja nënë, motër dhe mike, do të isha mes të fjeturve të cilët aspirojnë qetësinë e botës nëpërjet gërhitjes.

Një grua që vë kufi në ndërveprimin e saj me burrat është grua e edukuar dhe jo e kompleksuar.

Një vajzë e respektuar nuk është ajo që nuk u flet djemve, por është ajo që nëse ulet mes njëqind djemve, asnjëri prej tyre nuk guxon ti shkelë kufijtë e caktuar prej saj.

Dhembshuria e gruas është më e fuqishme sesa forca e burrit.

Një grua, humori i të cilës përmirësohet me një libër, një poezi, një këngë apo një filxhan kafe, e ka betejën të fituar me këdo, edhe vetë jeta tërhiqet kokëulur para saj.

Nuk ka gjë më të vështirë për një grua sesa qëndrimi mes një burri që ajo e dashuron dhe një burri tjetër, e dashuruar prej tij.

Zemra e gruas nuk ndryshon me ndryshimin e motit dhe të stinëve. Zemra e gruas përpëlitet shumë, por nuk vdes. Zemra e gruas i përngjan sheshnajës, në të cilën burrat zhvillojnë betejat mes tyre dhe ku kryejnë masakra. Aty shkulin pemët, djegin barishtet, njollosin shkëmbinjte me gjak dhe në tokë ngulin eshtra e kafka. Megjithatë, ajo hapësirë toke qëndron e qetë dhe e palëkundur. Mbi të, pranvera mbetet pranverë dhe vjeshta vjeshtë, deri në përjetësi.

Dje, gruaja ishte e verbër dhe çapitej në dritën e ditës. Sot gruaja e ka dritën e syve, por çapitet në errësirën e natës.

Gibran Khalil Gibran, shkrimtar libanez
Perzgjodhi dhe perktheu: Elmaz Fida, perkthyes albanez