Ballina Lajmet Rajon dhe Botë FMN miraton 1.3 miliardë fonde për Ukrainën

FMN miraton 1.3 miliardë fonde për Ukrainën

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar 1.3 miliardë dollarë fonde emergjente për Ukrainën.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë FMN, sipas mediave të huaja.

Ata thanë se autoritetet ukrainase meritojnë një falenderim për ruajtjen e një shkalle të lartë stabiliteti makro-financiar në rrethana veçanërisht të vështira. Lajmi është bërë i ditur edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falë një postimi në Twitter.

Presidenti falënderoi drejtoreshën menaxhuese të FMN-së Kristalina Georgieva dhe Bordin Ekzekutiv për mbështetjen e tyre. /abcnews