Fondacioni Ndërkombëtar për Jerusalemin u bëri thirrje popujve myslimanë që të mbrojnë Kompleksin e Mesxhidi al-Aksa kundër sulmeve të paprecedentë të Izraelit dhe kolonëve hebrenj.
Në një deklaratë të bërë me shkrim nga fondacioni, me seli në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, u tha se Mesxhid al-Aksa në periudhën e fundit i është nënshtruar bastisjeve nga qindra kolonë hebrenj. “Që nga 8 shtatori, ka hyrë në një periudhë në të cilën identiteti i tij është përpjekur të eliminohet duke imponuar aty adhurimin hebre”, shkruhet në deklaratë.
Duke vënë në dukje se këto janë përpjekje për ta bërë Xhaminë Al-Aksa një vend adhurimi vetëm për hebrenjtë, dhe përfundimisht për ta shndërruar atë në një vend të shenjtë, të cilin ata e pretendojnë, në deklaratë thuhet se “Kompleksi al-Aksa nuk ka qenë ekspozuar ndaj sulmeve të tillë që nga pushtimi izraelit në vitin 1967.”
Gjithashtu duke theksuar se ato që ndodhin janë sulme për të likuiduar identitetin e Al-Aksasë, iu bë një thirrje qeverisë jordaneze, e cila mban kujdestarinë e kopmleksit në fjalë, për të ndërmarrë veprime kundër këtyre sulmeve të rrezikshme nga Izraeli.
Në deklaratë iu bë një thirrje të gjithë palestinezëve dhe popujve arabë në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, si dhe të gjithë botës myslimane, për të mbrojtur Mesxhid al-Aksanë.
Administrata e Fondacioneve Islame të Jerusalemit bëri të ditur se 564 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Harem-i Sharif duke hyrë përmes Portës Al-Magaribe (Marok) që ndodhet në jugperëndim të Mesxhidul Aksa.
Në deklaratë, u tha se gjatë bastisjeve të hebrenjve fanatikë, u arrestuan 5 palestinezë, përfshirë 4 gra.
Sulme të tilla nga hebrenjtë fanatikë bëjnë që tensioni në rajon të përshkallëzohet. /trt