​Forca të shtuara të Njësisë Speciale e pjesëtarë të KFOR-it arrijnë tek ura e lumit Ibër

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës kanë arritur tek ura e lumit Ibër, përfshirë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierët italianë.

E gjithë kjo vjen në kohën kur në veri rreth orës 16:00 janë aktivizuar sirenat për alarm.

Mediat serbe raportojnë për grumbullim të serbëve të Rudare në Zveçan një ditë para hyrjes në fuqi të masave reciproke ndaj letërnjoftimeve dhe targave serbe.