Forcat ruse duket se kanë bërë përparim të vogël në luftën e tyre drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Sirenat janë dërguar në disa qytete të Ukrainës në orët e para të 12 marsit, bashkë me thirrjet që njerëzit të gjejnë streha të sigurta, sipas mediave lokale.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se Ukraina “veçse ka arritur në një pikë kthese strategjike”.
”Është e pamundshme të themi edhe sa ditë na kanë mbetur për të çliruar tokën ukrainase. Mirëpo mund të themi se do ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë Zelensky në një video-adresim, teksa pushtimi rus ka hyrë në javën e tretë. /rel




