Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 17 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat palestineze, forcat izraelite bastisën pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Gjatë bastisjeve u arrestuan 17 persona, kryesisht nga qytetet Beytullahim dhe Jenin.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Disa nga palestinezët, duke përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendra paraburgimi për ditë të tëra pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor. /aa