Forcat izraelite bllokojnë Portën e Damaskut në hyrje të Qytetit të Vjeter të Kudsit Lindor

Forcat izraelite të sigurisë mbrëmë bllokuan zonën përreth Portës së Damaskut në hyrje të Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Bllokada u krye për shkak të një procesioni të kolonëve hebrenj që lëviznin drejt Murit të Vajtimit të vendosur në muret jugperëndimore të kompleksit Al-Aksa.

Me këtë rast, forcat izraelite zbrazën pllajën përpara Portës së Damaskut dhe e shpallën atë një zonë ushtarake. Ata po ashtu arrestuan tre palestinezë dhe sulmuan fizikisht njërin prej tyre.​​​​​​​

Hebrenjtë shënojnë ditën e zisë dhe agjërimit Tisha BeAv, kurse grupet ekstreme hebreje u bënë thirrje kolonëve hebrenj që të dalin në një numër sa më të madh dhe të pushtojnë kompleksin Al-Aksa. /aa