Burime mjekësore në Gaza bëjnë të ditur se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 21 palestinezë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mes viktimave ka edhe fëmijë, si dhe tetë persona që po prisnin ndihma pranë një pike shpërndarjeje të Fondacionit Humanitar të Gazës, i mbështetur nga SHBA.
Më shumë detaje priten në vazhdim, raporton Al Jazeera. /mesazhi


