Salama Marouf, përfaqësues i zyrës së mediave të Gazës, sapo ka përfunduar së foluri nga spitali al-Shifa me një përditësim mbi ndikimin e sulmeve izraelite në enklavën e rrethuar.
“Më shumë se 116 personel mjekësor kanë humbur jetën. Njësitë e mbrojtjes civile kanë humbur 18 pjesëtarë, 35 gazetarë kanë humbur jetën. Pushtimi po synon të gjithë pa përjashtim”, tha Marouf gjatë një konference për shtyp.
“Forcat okupuese izraelite kanë shënjestruar 80 ndërtesa qeveritare. Kanë shkatërruar 47 xhami, përveç dëmeve të tjera në kisha.”
Marouf tha se forcat izraelite dëmtuan të paktën 208 shkolla, me disa prej tyre tani jashtë shërbimit. Ai tha se në dy ditët e fundit, mes një ndërprerjeje të komunikimit, qindra u vranë dhe u plagosën në sulmet izraelite. /mesazhi






