Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë kryer operacione ajrore ndaj terroristëve në veri të Irakut si dhe në zonat rurale në juglindje të Turqisë, ku janë neutralizuar 4 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të Shtatmadhorisë së Turqisë nga rrjeti social Twitter thuhet se janë kryer operacione ajrore në rajonin Zap dhe Avashin-Basyan në veri të Irakut si dhe në zonat rurale të qytetit Şırnak, në juglindje të Turqisë.
Gjatë operacioneve janë neutralizuar 4 terroristë të armatosur, si dhe strehimoret dhe depot e armëve / municioneve të organizatës separatiste terroriste.







