Formacionet e mundshme: Juventusi kërkon përmbysje të rezultatit ndaj Portos

Juventusi dhe Porto do të zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë në Portugali kishte përfunduar 2-1 për vendasit, derisa Zonja e Vjetër do të tentojë të përmbys shifrat.

Ndeshja mes Juventusit dhe Portos fillon nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin ‘Allianz Stadium’.

Për këtë sfidë, Biankonerët do të jenë pa lojtarët si Paulo Dybala e Mathijs de Ligt që janë të lënduar, Rodrigo Bentancu është i sëmurë, derisa Danilo ka dy kartonë të verdhë e Athur është në dilemë.

Në anën tjetër, Porto nuk mund të llogarisë në Mouhamed Mbaye që është po ashtu i lënduar, gjersa Jesus Manuel Corona, Chancel Mbemba e Pepe janë në dyshime.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Sandro; Ramsey, Rabiot, McKennie, Chiesa; Morata, Ronaldo.

Formacioni i mundshëm i Portos: Marchesin; Manafa, Pepe, Leite, Zaidu; Oliveira, Uribe, Otavio, Corona; Taremi, Marega.