Formacionet zyrtare, Spanjë – Kosovë

Kosova do të jetë mysafir i Spanjës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror Katar 2022.

Pas shumë fjalëve, provokimeve dhe lajme tendencioze, vjen edhe momenti i së vërtetës ku ka mbetur edhe pak para fillimit të ndeshjes.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për këtë ndeshje ka vendosur të bëjë ndryshime edhe në skemë, duke luajtur me pesë mbrojtës.

Nga minuta e parë në portë do të jetë Samir Ujkani.

Mbrojtja rreshtohet me  Mërgim Vojvodën, Fidal Alitin, Ibrahim Dresevic, Florent Hadërgjonaj dhe Benjamin Kololli.

Në anën tjetër mesfusha i është besuar Besar Halimit dhe Hekuran Kryeziut.

Në sulm do të luajnë Vedat Muriqit, që do të përkrahet Milot Rashica dhe Bersant Celina.

Në anën tjetër Spanja e Luis Enriques do të startojë me Unai Simon në portë, ndërsa Inigo Martinez dhe Eric Garcia në mbrojtje.

Do të luajnë edhe emra si Alvaro Morata, Koke e Dani Olmo. Mungon Sergio Ramos, gjë që ishte pritur.

Ndeshja fillon në ora 20:45.