Fotot e para të Galaxy Z Flip 5 zbulojnë integrimin e një prej veçorive më të kërkuara

Por mbetet për tu parë nëse Samsung do e hapë këtë ekran për aplikacionet e plota duke ofruar mbështetje për to.

Galaxy Z Flip 5 pritet që të sjellë më në fund një përditësim që e kemi pritur gjatë, një ekran të jashtëm më të madh.

Tashmë imazhet e para të smartfonit na japin një paraqitje të ekranit të jashtëm. Informatorët e industrisë @OnLeaks dhe MediaPeanut kanë publikuar pasqyrime CAD të Galaxy Z Flip 5 që tërheq menjëherë vëmendjen me ekranin e madh të jashtëm.

Ekrani tashmë zë pjesën më të madhe të kapakut të jashtëm dhe llogaritet të ketë një madhësi prej 3.4-inç. Ekrani i modeleve të kaluara kufizonte ndjeshëm mënyrën sesi përdoruesit mund të ndërvepronin me të.

Por mbetet për tu parë nëse Samsung do e hapë këtë ekran për aplikacionet e plota duke ofruar mbështetje për to.

Pjesa tjetër e specifikave të telefonit mbetet një mister. Ekrani i brendshëm duket të jetë i njëjti ndërsa përmasa kur telefoni është i hapur llogariten në 165×71.8×6.7mm.

Samsung pritet të lançojë Galaxy Z Flip 5 dhe Z Fold 4 në Korrik, disa javë përpara axhendës së zakonshme.