Franca synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe

Qeveria e Francës synon të vendosë ndalimin e përdorimit të cigareve elektronike njëpërdorimëshe, ka bërë të ditur kryeministrja Elisabeth Borne në intervistën e sotme për radion RTL, transmeton Anadolu.

“Planifikojmë të prezantojmë një plan të ri kundër duhanit që do të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe, të njohura si ‘puffs’. Ato shkaktojnë zakone të këqija te të rinjtë”, tha Borne.

Ministri francez i Shëndetësisë, Francois Braun, është deklaruar disa herë tashmë pro ndalimit të këtij lloji të cigareve elektronike, si për shkak se ato i çojnë të rinjtë drejt duhanpirjes, ashtu edhe për shkak se përdorimi i tyre është absurd ekologjik.

Ndonëse tashmë zyrtarisht janë të ndaluara për të miturit, cigaret elektronike janë veçanërisht të njohura në mesin e adoleshentëve francezë.