Bazuar në një njoftim nga Fondi kombëtar për sigurim social (Cnam), hakerët arritën të hyjnë në sistem duke përdorur të dhënat e llogarisë së 19 “viktimave”, ndoshta në Dark Web
Hakerët hynë në sistemin shëndetësor të Entit për sigurim social në Francë dhe vodhën të dhënat personale të më shumë se 500 mijë qytetarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat franceze raportuan, bazuar në një njoftim nga Fondi kombëtar për sigurim social (Cnam) se hakerët arritën të hyjnë në sistem duke përdorur të dhënat e llogarisë së 19 “viktimave”, ndoshta në Dark Web.
Në lajme theksohet se janë vjedhur të dhënat e të paktën 510 mijë personave.
Bëhet e ditur se janë vjedhur numrat e sigurimeve sociale të qytetarëve si dhe të dhënat e përdoruesve, por që këtu nuk janë përfshirë të dhënat për bankat, adresat, numrat e telefonit dhe të dhënat për sëmundjet. /aa




