Francë – Hiqet përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura nga 28 shkurti

Franca ka hequr detyrimin për të mbajtur maska në vendet e mbyllura të cilat i janë nënshtruar kontrollit të vaksinimit duke filluar nga data 28 shkurt, me përjashtim të transportit publik, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në Paris.

Ky lehtësim u bë i mundur falë “përmirësimit të situatës shëndetësore”, sqaroi ministria.

“Përdorimi i maskës, do të jetë i detyrueshëm në transportin publik dhe në vende të mbyllura që nuk i janë nënshtruar kontrollit të vaksinimit”, specifikojnë autoritetet franceze.

“Në ambientet e tjera të mbyllura, përdorimi i maskës nuk do të jetë më i detyrueshëm”, sipas ministrisë. /atsh