Friedrich Merz zgjidhet kreu i ri i CDU-së në Gjermani

Christian Democratic Party (CDU) designated Chairman Friedrich Merz reacts during a virtual party congress at the party headquarters, in Berlin, Germany, Saturday, January 22, 2022. (Hannibal Hanschke/Pool via AP)

Friedrich Merz zgjidhet kreu i ri i CDU-së me pothuajse 95 për qind të votave

Në një konferencë online të partisë, 915 nga 983 delegatët kristiano-demokratë votuan për 66-vjeçarin, 16 abstenuan.

Merz pason Armin Laschet, i cili u dorëhoq pas humbjeve në zgjedhjet e shtatorit në të cilat fitoi kancelari aktual i Gjermanisë, socialdemokrati Olaf Scholz.
Merz mundi rivalët e tij të brendshëm të partisë Norbert Roettgen dhe Helge Braun, të cilët e kishin pozicionuar veten si trashëgimtarë të Merkelit. 66-vjeçari ia doli në përpjekjen e tretë që të fitonte udhëheqjen e partisë.

Një avokat nga Gjermania perëndimore, Merz ishte një ligjvënës i lartë në fillim të viteve 2000 përpara se të largohej për të ndjekur një karrierë të suksesshme si menaxher i kompanisë Black Rock. Ai u kthye në Bundestag në 2021.

Duke folur përpara votimit, ai vuri në dukje se partia ka përjetuar kohë të trazuara gjatë tre viteve të fundit, por premtoi një fillim të ri.

Friedrich Merz vjen në krye të një partie që është në opozitë për tre vitet e ardhshme, duke u detyruar të ulet pranë Alternativës për Gjermaninë (AfD), parti populiste e ekstremit të djathtë.

66-vjecari është një evropian i vendosur dhe dëshiron që blloku të jetë ekonomikisht, financiarisht dhe strategjikisht i vendosur ndaj Kinës, Rusisë dhe SHBA-së.

Para se t’i bashkohej parlamentit të Gjermanisë në vitin 1994, ai ka qenë ligjvënës në Parlamentin Evropian për pesë vjet dhe ai ka lidhje të forta transatlantike. /euronews