Frikë në Ukrainë, po vijnë snajpersitët serbë

Mercenarët serbë në rajonin e Donetskut synojnë të vrasin trupat ukrainase në vijën kufitare dhe të inkurajojnë provokimet e popullatës civile.

Kjo u njoftua nga selia e organizatës ukrainase anti-terroriste, dhe u raportua si lajm kryesor në shumë media ukrainase.

Të dhënat e inteligjencës tregojnë se një grup mercenarësh nga Serbia ndodhen në zonën e Donetskut.

“Në Donetsk erdhi një grup i snajperëve serbë. Udhëheqësi i tyre është Dejan Beriq i cili e ka pseudonimin Deki. Ai në mënyrë të përsëritur ka luftuar në anën e Rusisë dhe forcave okupuese kundër forcave të armatosura të Ukrainës”, thonë shtabi ukrainas i OAT-it përmes një deklarate të postuar në Facebook.

Shtohet se mercenarët serbë kanë ndërmend të ‘vrasin ushtarë ukrainas’ në vijën kufitare dhe të provokojnë popullatën.