Ballina Lajmet Kosovë FSK pjesë e konferencës së Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ushtarët vizitojnë...

FSK pjesë e konferencës së Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ushtarët vizitojnë Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri

Pjesëtarët e FSK’së, kanë marrë pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, të organizuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë.

Kështu ka bërë të ditur Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, i cili ka shtuar se ky aktivitet, synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e aviacionit ushtarak.

Maqedonci, ka shtuar edhe se, pjesëmarrësit kanë realizuar edhe vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në e Shqipëri, duke u njohur nga afër me kapacitetet dhe zhvillimet në këtë infrastrukturë të rëndësishme ajrore, si dhe duke zhvilluar aktivitete për forcimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit profesional.

“Gjatë konferencës u zhvilluan ligjërata profesionale, diskutime tematike dhe punë në grupe, ku përfaqësuesit e vendeve partnere patën mundësi të shkëmbejnë përvoja, praktika më të mira dhe ekspertizë në fushën e operacioneve ajrore dhe zhvillimit të kapaciteteve. Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit realizuan edhe vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në Republikën e Shqipërisë, duke u njohur nga afër me kapacitetet dhe zhvillimet në këtë infrastrukturë të rëndësishme ajrore, si dhe duke zhvilluar aktivitete për forcimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit profesional. Pjesëmarrja e FSK-së në këtë konferencë është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë, në funksion të ndërtimit të një force moderne dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, shkroi ministri Ejup Maqedoni.