Si mund të duan Zvërnecin për hir të popullit teksa synojnë ta poshtërojnë këtë popull?!
Ajo që gjithnjë karakterizon pushtetet në degradim, madje dhe në degjenerim, është fyerja që i bëjnë inteligjencës njerëzore, asaj më normale. Kështu po ndodh dhe me pushtetin në Shqipëri, ku emrat që e përfaqësojnë atë, duke nisur që nga kryeministri e shpura e njerëzve të tij, e kanë humbur plotësisht qoftë dhe respektin më minimal ndaj njerëzve që qeverisin. Janë kthyer në qënie pa ndjenja, pa gjak dhe vetëm cinikë, cinikë të padurueshëm.
Dallon ndër ta Taulant Balla, një lloj “qeni besnik” i Ramës, që hem fyhen njerëzve e hem veten, në mënyrën më të paskrupullt, sa herë hapën gojën.
Ja ç’thotë në një deklaratë të fundit lidhur me protestat, njëherësh duke këmbëngulur se investimi në Zvërnec do të bëhet: “….Një investim që do të bëhet sepse është mundësi e madhe për Shqipërinë dhe ndërkohë e kam thënë, brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe interesa që lidhen me konkurrencën rajonale, me influencë të vendeve jomiqësore me Shqipërinë”.
Pra, për ta, ata që protestojnë dhe që qartazi jua kanë treguar pse, nga një neveri për pushtetin e poshtër të tyre, në shumëçka, ku në krye qëndron arroganca e pashërueshme e tyre, janë thjeshte vegla të tjetërkujt.
Cinizmi dhe tallja me njerëzit vijon më tej:
“Kjo tollumbace po shfryhet në sytë e gjithë qytetarëve shqiptarëve(po ata që protesojnë nuk janë qytetarë?!)
Këtu nuk kemi të bëjmë me një protestë që lindi për një rast të cilin besojmë që ndajmë të njëjtin shqetësim. Ajo dhunë në Zvërnec ishte dhunë e papranueshme. Sot atë çështje e kanë harruar dhe ata për të cilën u ngritën nuk flasin më. Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur”, tha në “lehjen” e tij të radhës ky “qen i pushtetit”.
E si mund të vallë që këta që duan Zvërnecin për të mirën e popullit teksa tregohen kaq të poshtër ndaj tij?!
Ky njeri, Taulant Balla, për nga niveli banal i shërbimit ndaj Ramës dhe pushtetit të tij po aq banal, të kujton Tritan Shehun e viteve ’90 ndaj Berishës. /tesheshi




