Galaxy S21 merr një përditësim që përmirëson cilësinë e kamerës

Nëse jeni një përdorues i serive Galaxy S21, atëherë navigoni në Settings » Software update për të kaluar në versionin më të fundit të sistemit operativ.

Galaxy S21, Galaxy S21+ dhe Galaxy S21 Ultra janë smartfonët me kamerat ndër më të mirat në botë. Megjithatë Samsung vijon të përmirësojë më tutje cilësinë e kamerës duke shtuar veçori të reja në seritë Galaxy S21.

Së fundi kompania lançoi një përditësim të ri me version G99xxXXU2AUC8 i cili përmirëson kamerën e Galaxy S21. Me madhësi prej 1GB, ky përditësim sjell edhe përmirësime të performancës dhe përditësimin e sigurisë së muajit Prill.

Në të kaluarën kompania e kishte kufizuar modalitetin portret vetëm me kamerën telefoto ose kamerën me kënd super të gjerë. Me përditësimin e ri seritë Galaxy S21 mund të shfrytëzojnë kamerën kryesore për të kapur portrete.

Nëse jeni një përdorues i serive Galaxy S21, atëherë navigoni në Settings » Software update për të kaluar në versionin më të fundit të sistemit operativ.