Galaxy S24 nuk ka peshë më të vogël sesa Galaxy S23 pavarësisht përdorimit të titanit

Duke parë në diferencën e peshës mes Galaxy S24 Ultra dhe Galaxy S23 Ultra, modeli i vitit të kaluar peshon vetëm 1 gram më tepër sesa pasardhësi.

Titanit është një material shumë më i lehtë sesa çeliku, prandaj iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max peshojnë më pak sesa iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Megjithatë e njëjta situatë nuk është përsëritur me Galaxy S24 krahasuar me Galaxy S23 edhe pse Samsung ka kaluar në titanit për të parin.

Duke parë në diferencën e peshës mes Galaxy S24 Ultra dhe Galaxy S23 Ultra, modeli i vitit të kaluar peshon vetëm 1 gram më tepër sesa pasardhësi.

Flagshipi i ri i Samsung ka një peshë prej 232 gram dhe përdorimi i titanit nuk ka sjell asnjë përfitim në këtë drejtim por në të njëjtën kohë rriti çmimin me 100 dollarë.

Ende blerësit dhe konsumatorët potencialë mund të argumentojnë se ngjyrat e smartfonëve të rinj janë të mrekullueshme. Raportuar nga Sammobile, diferenca e papërfillshme në peshë vjen si rezultat i Samsung që ka përdorur alumin në Galaxy S23 Ultra, i cili është më i lehtë se çeliku i aplikuar nga Apple në iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.