Galaxy Watch sjellë një funksionalitet që Apple Watch e ka prej katër vitesh

Nëse sensori mat rrahje të çrregullta, do të njoftojë përdoruesin për aktivitet të mundshëm AFib. Njoftimi sugjeron që përdoruesi të bëjë një ECG për matje të sakta.

Samsung zbuloi se autoritetet Amerikane kanë aprovuar dërgimin e njoftimeve për rrahje të çrregullta të zemrës nga aplikacioni Health Monitor i pajisjeve Galaxy Watch.

Kompania tha se së bashku me funksionalitetin e elektrokardiogramës (ECG), funksionaliteti mund të ndihmojë në identifikimin e shenjave të AFib ose aritmisë.

AFib konsiderohet si kambanë alarmi për probleme potenciale kardiovaskulare që mund të çojnë në goditjen në dru, atak kardiak dhe komplikacione të tjera. Në disa raste AFib nuk shfaq fare simptoma.

Sensori BioActive i Galaxy Watch do të kërkojë për ritme të çrregullta të zemrës në sfond pasi mbajtësi i orës aktivizon funksionin në aplikacionin Samsung Health Monitor.

Nëse sensori mat rrahje të çrregullta, do të njoftojë përdoruesin për aktivitet të mundshëm AFib. Njoftimi sugjeron që përdoruesi të bëjë një ECG për matje të sakta.

Me përjashtim të modelit origjinal, çdo orë Apple Watch ka ofruar këtë funksionalitet që prej 2019-ës.