Galaxy Z Fold 4 bëhet zyrtar, në shitje më 26 Gusht për 1,800 dollarë

Rezistenca e telefonit është përmirësuar gjithashtu me Samsung që po përdor alumin për boshtin dhe kornizën e telefonit së bashku me xhamin Gorilla Victus+ në panelet e pasme dhe frontale.

Ndërsa shumë prodhues smartfonësh ende nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të shitur një pajisje me ekran me palosje, Samsung tashmë ka katër gjenerata.

Galaxy Z Fold 4 sjell një ridizajnim të plotë të pajisjesh dhe Samsung e ka përmirësuar formulën për ta bërë më të shpejtë më të hollë dhe të përmbushë të gjitha nevojat për punën me shumë aplikacione.

Taskbari është ridizajnuar, kamerat janë rimodeluar dhe mbi të gjitha më shumë aplikacione janë optimizuar për të përfituar nga ekrani fleksibël i smartfonit.

Në aspektin e harduerit, komponentët e rinj të Z Fold 4 janë një çip Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1, një kamër e përmirësuar 50-megapiksel, një kamër telefoto 3x dhe një ekran me ndriçim më të lartë 7.6-inç me frekuencë 120Hz.

Rezistenca e telefonit është përmirësuar gjithashtu me Samsung që po përdor alumin për boshtin dhe kornizën e telefonit së bashku me xhamin Gorilla Victus+ në panelet e pasme dhe frontale.

Telefoni është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit për 30 minuta në thellësinë 1.5 metër. Ndryshimi më i madh i Galaxy Z Fold 4 me shumë gjasa është softueri. Jo vetëm që Samsung thotë se është i pari me Android 12L, por është ridizanuar taskbari për të mundësuar punën me shumë aplikacione dhe dritare.

Në vend që të pozicionohet në anë, taskbari është vendosur në fund për të krijuar më shumë hapësirë për aplikacionet. Për ata që duan të vizatojnë ose të mbajnë shënime me dorë, Z Fold 4 mbështet lapsin Stylus dhe ka një kasë qëndrimi “Standing Case” me hapësirë për lapsin S Pen.

Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur.

Chrome dhe Gmail mbështetin funksionalitetin drag-and-drop për të dërguar skedarë apo lidhje ndërsa Outlook ka një pamje të përshtatur për ekranet e mëdha.

Është përmirësuar kamera ballore nën ekran e cila tani është më pak e dukshme ndërsa nëse ka prej atyre që duan hapësirë për aplikacionet dhe median, një model 1TB do të shitet.

Aspekti më problematik i Galaxy Z Fold 4 është çmimi tij prej 1,800 dollarësh për 12GB RAM dhe 256GB memorie. Telefoni nuk pësoi asnjë rënie çmimi krahasuar me Z Fold 3.

Telefoni do të shitet nga data 26 Gusht. /PCWorld Albanian