Gashi paralajmëron se do të publikojë skandalin më të madh që nga paslufta

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nesër do të mbaj konferencë për media, për të sqaruar skandalin më të madh juridik të pasluftës në Kosovë, atë të mbajtjes së Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe të Jahir Demakut në paraburgim.

Gashi ka sqaruar se ata po vuajnë dënimin pa vendim gjyqësor për më tepër se 75 ditë.

Këtë njoftim Gashi e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”./Indeksonline/