Gaza: Arrihet armëpushimi në mes të Izraelit dhe Xhihadit Islamik

Izraeli dhe Xhihadi Islamik kanë rënë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti që hyri në fuqi në orën 20:30 me orën lokale apo 22:30 me orën tonë.

Të dy palët e kanë konfirmuar armëpushimin sipas Aljazeeras.

Numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në Gaza është rritur në të paktën 43 sonte, përfshirë 15 fëmijë, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Më shumë se 300 persona janë plagosur. /mesazhi