Gaza, mbërrin delegacioni turk për shpërndarjen e ndihmave humanitare

Në Gaza ka mbërritur delegacioni turk i cili do të mundësojë shpërndarjen e ndihmave humanitare nga Turqia për personat në nevojë. Ndihmat janë dërguar me anijen “Eclips”, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Agjencisë turke për koordinim dhe bashkëpunim (TIKA) për Gazën, Muhammed Murteca në një deklaratë për gazetarin e AA-së theksoi se delegacioni nën drejtimin e Konsullit të përkohshëm të Turqisë në Jerusalem Burç Ceylan ka mbërritur në Gaza nëpërmjet pikës kufitare Bejt Hanun (Erez) për të pritur anijen e dytë të ndihmave “Eclips”.

Dude vënë në dukje se në mesin e delegacionit ndodhen 14 përfaqësues të institucioneve qeveritare si nga Kryesia e menaxhimit të fatkeqësive dhe situatave emergjente (AFAD) dhe TIKA, Murteca tha se delegacioni në fjalë ka shkuar në Ministrinë e Punës Sociale në Gaza për të diskutuar me zyrtarët mundësimin e koordinimit për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Gjithashtu pritet që pjesa e parë e ndihmave humanitare në anije të mbërrijë pasdite në pikën kufitare Kerm Ebu Salim, ku edhe Drejtori i kësaj pike kufitare Munir el-Galban ka transmetuar se 6 maunet e ngarkuara me ndihmat do të hyjnë në Gaza rreth orës 6 të mbrëmjes.

Anija e dytë “Eclips” e cila u nis ditën e premte nga porti ndërkombëtar në qytetin Mersin për të dërguar ndihma humanitare për personat në nevojë në Gaza, pati mbërritur ditën e dielë në portin Ashdod të Izraelit.

Në anijen e përgatitur nën koordinimin e AFAD me qëllim të përballimit të nevojave humanitare për popullin palestinez para festës së Kurban Bajramit ishte theksuar se ndodheshin 2 mijë e 500 ton ndihma humanitare. Ndihmat në anije ishte theksuar se krahas produkteve të zyrës si 100 mijë çanta shkolle, fletore, goma ka edhe 1 mijë biçikleta për fëmijë si dhe 100 karrige me rrota