Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gaza sërish pa telekomunikacion dhe internet

Gaza sërish pa telekomunikacion dhe internet

Telekomunikacioni dhe aksesi në internet u ndërprenë përsëri në Rripin e Gazës, tha ofruesi kryesor i telekomunikacionit.

Kompania e Telekomunikacionit Palestinez raportoi se lidhjet ndërkombëtare që ishin rivendosur pas ndërprerjes së mëparshme në Rripin e Gazës u ndërprenë përsëri.
“Ne kemi detyrimin me keqardhje të njoftojmë ndërprerjen e plotë të të gjitha shërbimeve të telekomunikacionit dhe internetit në Rripin e Gazës”, tha kompania në postimin e saj.

Një gazetar i AFP në Gaza konfirmoi ndërprerjen, duke sqaruar se ai ka akses në rrjetet e telekomunikacionit vetëm përmes kartës SIM ndërkombëtare. /abcnews