Gazetarja e vrarë e Al-Jazeeras varroset në Jerusalem – VIDEO

Mijëra njerëz të pranishëm, disa duke ngritur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur “Palestinë, Palestinë”, kanë marrë pjesë në funeralin në Jerusalem për gazetaren veterane të Al-Jazeeras, Shireen Abu Akleh, i cili dëshmitarët thonë se u qëllua dhe u vra nga forcat izraelite në fillim të kësaj jave gjërsa mbulonte sulmin ushtarak në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Policia përfundimisht e lejoi familjen që ta çonte arkivolin në kishën katolike në Qytetin e Vjetër,  përpara se të mbyllte spitalin dhe të hidhte gaz lotsjellës në numrin e madh të të pranishmëve.

Trupi i saj më pas u varros në varrezën jashtë qytetit të vjetër në Jerusalem.

Mijëra njerëz u mblodhën në varreza, duke valëvitur flamujt palestinezë dhe duke brohoritur “Palestinë, Palestinë”.