General Motors kthehet në Francë me modelin Cadillac Lyriq tërësisht elektrik

Prodhuesi amerikan i veturave, General Motors (GM), ka zbuluar modelin e ri luksoz elektrik Cadillac Lyriq në Francë, si përpjekje për zgjerimin e tregut në Evropë.

Në tetor, GM njoftoi se do të nisë shitjet në Zvicër, si hap i parë në një kthim të linjës tërësisht elektrike në tregjet evropiane.

Ndryshe nga tregu i tij vendas, klientët evropianë mund të personalizojnë dhe të blejnë Cadillac EV online, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se prodhuesit evropian të automjeteve janë të përqendruar në përpjekjet për të ndërtuar EV më të përballueshme, nën presionin e konkurrencës dhe ngadalësimit në rritje të kërkesës.

“Tregu i luksit është vendi ku fokusi është tani”, tha drejtuesja evropiane e GM, Jaclyn McQuaid, duke theksuar përpjekjet e automjeteve elektrike për të mbetur seria me rritje më të shpejtë.

Vetura elektrike më e shitur në Francë vitin e kaluar ishte Y SUV nga Tesla, çmimi i së cilës fillon nga 42,990 euro.