Gërvalla liron nga detyra 12 ambasadorë

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se janë liruar nga pozita të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

Nga Zyra për media e kësaj ministrie kanë deklaruar kjo është propozuar nga Ministrja e Donika Gërvalla tek Presidentja Vjosa Osmani.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm.”, ka shkruar Kreshnik Ahmeti nga MPJ në Facebook.

Ai ka thënë se për këtë çështje do të deklarohet nesër edhe ministrja Gërvalla.