Gërvalla takohet me Blinken: Gjithmonë do të ekzistojë lidhje e veçantë mes Kosovës dhe SHBA-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Kështu ka njoftuar Gërvalla, përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se temë e bisedës ka qenë siguria dhe bashkëpunimi në Ballkan, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, Gërvalla njofton, se është biseduar edhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke shtuar se mes Kosovës dhe SHBA-ve gjithmonë do të jetë një lidhje veçantë.

“E inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë SHBA-Kosovë – nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit Anthony Blinken”, ka thënë Gërvalla.