Gjendet i vdekur një 29 vjeçar në Prishtinë

Një person i moshës 29 vjeç është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Më 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informatën për dyshimin se në një shtëpi në rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë gjendet një trup i pajetë. Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me ndërmarrjen e vepimeve konform situatës. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë mundësuar depërtimin brenda shtëpisë në fjalë ku edhe është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli 29 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit policior po vazhdojnë hetimin e rrethanave të kësaj ngjarje me qëllim të sqarimit të plotë të saj.

Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.