Gjendet i vdekur personi që kishte rënë në liqenin e Livoqit

Është gjetur pa shenja jete personi i cili kishte rënë në liqenin e Livoqit, në Gjilan. Ende nuk dihen arsyet se si ka ndodhur rasti. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, e cial thotë se 53 vjeçari është gjetur pa shenja jete. Ndërkohe, lajmin për zhdukjen e tij e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit. “Mbrëmë jemi njoftuar nga familjarët e tij. Njësitet patrulluese kanë dalur në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka ra për shkak se nuk është gjetur. Ekipet e zhytësve të FSK-së mbrëmë kanë dalur në vendin e ngjarjes, por për shkak të motit të papërshtatshëm, kanë vazhduar kërkimet sot në mëngjes. Por deri me tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai”, ka thënë Hashani.