Gjendet trupi i pajetë i një personi në Podujevë, dyshohet për vetëvrasje

Një person pa shenja jete është gjetur sot pasdite në qytetin e Podujevës, përkatësisht te pishat. Sipas burimeve të Indeksonline, i ndjeri ka kryer vetëvrasje, derisa identiteti i tij nuk dihet akoma. Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës. “Sot rreth orës 14 në parkun e qytetit në Podujevë është gjet një person pa shenja jete, ekipi mjekësor në vendngjarje ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Ahmeti. Sipas saj, në vendin e ngjarjes janë njësitet e nevojshme dhe po merren me rastin.