Gjendja e rëndë ekonomike e familjes Limani, Hoxha bën apel për ndihmë (Video)

Gjendja ekonomike e një familjeje në fshatin Brod të komunës së Shtërpcës është jashtëzakonisht e rëndë. Kushtet e rënda në të cilat jeton familja nëntë anëtarëshe shihen edhe në videon e postuar në Facebook nga Hoxha Fidaim Fazliu.

Hoxha në fjalë ka bërë thirrje për ndihmë familjes, duke specifikuar detajet: Familja e Arsim Limanit në lagjen Emerllahaj në fshatin Brod të komunës së Shtërpces. Ai dhe poashtu ka porositur që videoja në fjalë të shpërndahet, në mënyrë që të gjenden bamirës për t’ua siguruar familjes një kulm mbi kokë.

Shpërndajeni edhe ju, mbase videoja arrinë tek ata që kanë mundësi të bëjnë vepra të mira dhe të ndryshojnë gjendjen e kësaj familjeje! /MESAZHI/