Gjeorgji, ish presidenti Saakashvili dënohet me 3 vjet burg

 Një gjykatë e Tbilisit ka dënuar në mungesë ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, me tre vjet heqje lirie për shpërdorimin e kompetencave të tij në një rast vrasjeje të një bankieri në vitin 2006, raporton Anadolu Agency (AA).

Saakashvili është akuzuar për abuzim të pushtetit të tij kur ai ishte president në vitet 2004-2013, duke u përpjekur të mbulonte provat që kishin të bënin me vrasjen e bankierit gjeorgjian, Sandro Girgvliani.

Girgvliani, 28 vjeç, i cili udhëhiqte departamentet e huaja të Bankës së Bashkuar Gjeorgjiane, u gjet i vdekur më 28 janar të vitit 2006 në periferi të kryeqytetit Tbilisi, pasi u pa duke sjellë prova në një bar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme.

Saakashvili lëshoi falje për katër persona, të cilët u dënuan për vrasjen dhe u liruan në vitin 2009 pas tre vjet burgim.

Pasi ka shërbyer si president i Gjeorgjisë për 10 vite, në vitin 2015 Saakashvili nga presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, u emërua si guvernator i rajonit jugor të Ukrainës, Odessa, por ai dha dorëheqje një vit më vonë.

Saakashvilit iu mor nënshtetësia e tij ukrainase, përderisa në SHBA herët këtë vit, u interpretua si pa shtetësi, por në muajin shtator ai hyri në Ukrainë nga Polonia me ndihmën e mbështetësve të tij.

Atij iu mor shtetësia gjeorgjiane kur fitoi shtetësinë ukrainase në vitin 2015.

Në vitin 2014, ish-kryeministri gjeorgjian Vano Merabishvili, poashtu u dënua me tre vjet burg për shkak të keqpërdorimit të kompetencave të tij.