Gjeorgjia do aplikojë menjëherë për anëtarësim në BE, deklaron partia në fuqi

Irakli Kobakhidze

Gjeorgjia do të aplikojë menjëherë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, deklaroi kryetari i partisë në pushtet, Irakli Kobakhidze.

Vendimi i ish-shtetit sovjetik vjen një ditë pasi Parlamenti Europian përkrahu kërkesën e Ukrainës për anëtarësim.

Kryetari i Ëndrrës Gjeorgjiane deklaroi gjatë një konference për shtyp se i bënte thirrje BE “të konsiderojë aplikimin në mënyrë urgjente” dhe t’i garantojë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat.

Gjeorgjianët kanë protestuar në masë kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Rusia kontrollon që nga viti 2008 dy rajone të Gjeorgjisë, Osetia e Jugut dhe Abkhazia, kur trupat ruse zmbrapsën ato gjeorgjiane. /euronews