Gjermani, asfiksohen për vdekje gjashtë adoleshentë

Një festë ka përfunduar me një fund tragjik për gjashtë adoleshentë në Gjermani.

Ka qenë babai i dy prej viktimave ai që ka zbuluar trupat e pajetë të gjashtë të rinjve në kopshtin e shtëpisë, pas një feste që kishin organizuar.

Sipas Policisë gjermane, mësohet se adoleshentët e moshës 18 dhe 19 vjeçare kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksimit nga monoksidi i karbonit.

Viktimat janë pesë djem dhe një vajzë, ku vajza dhe njëri prej djemve ishin dhe fëmijët e personit që gjeti trupat e pajetë.

Ngjarja tragjike ndodhi në Arnstein, në Bavarinë jugore.

Sipas policisë, nuk ka ende një version zyrtar të ngjarjes, por ajo që rezulton është se adoleshentët nuk kanë shenja dhune në trup dhe pista ku po hetohet është helmimi me monoksid karboni.